Selmani: Jam e tronditur nga humbja e jetës së policit

Vrasja e policit të Kosovës nga shpërthimi në Zhur të Prizrenit, ka tronditur opinion kosovar.

E tronditur nga ky lajm ndjehet edhe zëvendësmnistrja e Brendshme, Myzejene Selmani, e cila ka bërë thirrje te organet e rendit dhe drejtësisë për ta vënë drejtësinë në vend.

Ky është postimi i plotë i z/ministres Selmani:

E tronditur nga lajmi i shpërthimit të një eksplozivi në Zhur të Prizrenit dhe të humbjes së jetës të policit Sami Thaçi.

Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjarët e tij dhe bëj thirrje që organet e rendit dhe drejtësisë të angazhohen për të vënë sa më parë shkaktarët e për të marrë dënimin e merituar.

Lutem që policët e tjerë të lënduar të shërohen sa më shpejt e të kthehen pranë familjarëve të tyre, përfundon postimi./Mediafokus/