Meta betohet: Nëse qeveria nuk reflekton, do të shpërndaj parlamentin

Presidenti Ilir Meta ka firmosur këtë të hënë një dekret, por ka paralajmëruar për shpërndarjen e parlamentit, duke u betuar para protestuesve dhe flamurit, se nëse qeveria nuk e merr seriozisht, atëherë do shkojë në kuvend personalisht për firmosur shpërndarjen e tij.

Gjatë tubimit, Meta ka firmosur një dekret për rikthimin e ligjit të maxhorancës për betimin e gjyqtarëve të lartë, ligj i cili ‘devijon’ rolin e Presidentit.

Meta e ka firmosur dekretin përpara mijëra qytetarëve dhe më tutje është betuar, se nëse qeveria nuk e merr seriozisht dekretin e Presidentit dhe protestën e popullit shqiptar, atëherë ai do ta shpërndajë parlamentin.

Meta: Jam i lumtur që zëri juaj po dëgjohet në të gjithë Shqipërinë. Tani para se të firmos dekretin për ligjin e betimit tek Lana. Kush është pro të ngrejë dorën? Rroftë Republika, rroftë shteti i të drejtës! Nuk kënaqen me kaq. Duan shpërndarjen e parlamentit. Liri, demokraci. Më duhet të firmos këtë dekret dhe do të kthehem përsëri këtu për atë dekretin tjetër që e brohoritët me shumë se ky.

Meta firmos dekretin dhe më pas merr flamurin shqiptar dhe betohet

Meta: Nëse grushti i shtetit, organizata mafioze ndërkombëtare, që ka vite që luan me sovranitetin e popullit tonë, nuk e merr seriozisht këtë dekret, unë ju jap fjalën në emër të këtij flamuri, se më datën 15 mars kur të përfundojë reforma zgjedhore… nëse ata nuk do ta marrin seriozisht popullin kuqezi, unë Ilir Meta, betohem se atë dekret nuk do ta firmos këtu, por atë dekret do ta firmos në mes të kuvendit.