Deputeti i VV-së voton kundër rezolutës për gjyqin në Hagë
Kuvendi i Kosovës me 90 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim miratoi rezolutën e Partisë Demokratike të Kosovës rreth gjyqit në Hagë.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci votoi kundër rezolutës.
Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mori pjesë në votim.
Shefja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku kërkoi në emër të partisë që të shtohet edhe një pikë, por kjo nuk u pranua.

