Deputeti Rudi shkon në Viti për familjen Zuka: Shema ishte burrë i madh

Deputeti Fetah Rudi nuk ka hezituar për të marrë rrugë për Viti, ku shkoi për ta ngushëlluar familjen Zuka, për humbjen e kryefamiljarit, Shemsiut, të cilin ai e quan ‘burrë i madh dhe i nderuem’.

“Sot ne Pozhoran te Vitise ne ngushellime te familja e Prof. Shemsi Zukes. Shema ishte burr i madh e i nderuar nga te gjithe. Me Shemen bashkepunuam ne vitet para, gjate dhe pas luftes, gjithmone ne te mire te shtetit te Kosoves dhe ne perkrahje te LDK-se dhe Dr. Rugoves. Per gati dy vite sa isha ne sherim ne Banje te Kllokotit pas kthimit nga Italia ne vitin 2001, Shema ishte nje nga njerezit qe me qendroj gjithmone prane, duke u kujdesur per çkado qe kisha nevoje. Shema ma hapi deren e shtepise se vet me gjithe familjen, atehere kur nuk ishte lehte. Vdekja e tij na ka goditur rende te gjitheve. Por vepra e tij na ben krenare, na ben qe ta kujtojme gjithmone me nder e krenari. Zoti e bekofte!”