Deputetja Ardiana Matoshi i jep përkrahje Tutit
Deputetja dhe aktorja Ardiana Matoshi i ka dhënë përkrahje vajzës nga Gjilani, e cila e rrefeu historinë e saj të abuzimit.
“Një çikë e fortë që vendosi me e shpalosë historinë e saj te trishtë në momentin që fitoj titullin e më të bukurës në Miss Univers Kosova!
Qëllimi i saj nuk ishte titulli i më të bukurës, por prurja e drejtësisë në vend!
Ajo tani është në duar të sigurta duke falenderuar shumë Ministrinë e Drejtësisë dhe njerëzit që punojnë pa u lodhur për të çuar amanetin e saj në vend!
Një vajzë si Tuti i duhet Kosovës…
E guximshme, e fortë dhe shumë motivuese!” – ka shkruar Matoshi.

