KRU Hidromorava: Njoftim rreth cilësisë së ujit

KRU “HIDROMORAVA” SH.A. – GJILAN

NJOFTIM RRETH CILËSISË SË UJIT

Të nderuar konsumatorë!

Gjilan, 14 korrik 2021 – Ju njoftojmë se uji i shpërndarë në rrjetin e ujësjellësit prej KRU “Hidromorava” është brenda standardëve të parapara me UA 16/2012 Për Cilësinë e ujit për konsum nga njeriu.
Trajtimi monitorohet me sistem të avancuar teknologjik, dhe mbikëqyret nga ekipet profesionale të teknologëve dhe inxhinierëve të kompanisë.

Në baza ditore kryhen analizat fiziko-kimike nga laborantët tanë, po ashtu analizat mikrobiologjike bëhen nga IRSHP.

Cilësia e ujit përveç kontrollit nga ekipet e KRU “Hidromorava”, monitorohet edhe nga Instituti Regjional i Shëndetit Publik në Gjilan.

Për çdo informatë shtesë, ju lutem kontaktoni:Mob: 044983071, Tel: 0280326980,

Kujdestaria inaktive : 044719813.
ww.kru-hidromorava.com
info@kru-hidromorava.com
Ju faleminderit!