KRU Hidromorava: Apel për kursimin e ujit

KRU “HIDROMORAVA” SH.A. – GJILAN

APEL – KURSEJENI UJIN!

Gjilan, 14 korrik 2021 – Kru “Hidromorava” u bënë thirrje konsumatorëve që të kursejnë ujin.
Vala e nxehtit të madh në muajin e fundit që ka përfshirë vendin tonë si dhe ardhja e bashkatdhetarëve kanë bërë që të rritet në masë të madhe kërkesa për furnizim me ujë.

KRU “Hidromorava” Gjilan me njësitë e saja në Kamenicë dhe Viti, si dhe në zonat rurale është duke operuar me kapacitet të plotë në 24 orë në fabrikat për trajtimin e ujit në FPU Përlepnicë dhe në të gjitha fabrikat tjera, në mënyrë që furnizimi të jetë i rregullt.

Por fatkeqësisht edhe pas përballjes me mungesë të ujit në dy vitet e kaluara si pasojë e thatësisë, shumë qytetarë nuk janë ndërgjegjësuar dhe po e keqpërdorin ujin sidomos me lidhje të paautorizuara.

Kompania apelon qytetarët që të kursejnë ujin dhe mos ta keqpërdorin, mos ta shfrytëzojnë për:
– Larjen e automjeteve,
– Ujitjen e kopshteve dhe trotuareve,
– Mos i leni rubinetet hapur pa nevojë,
– Mos të përdoret për punë ndërtimore, sidomos banesat kolektive që janë duke u ndërtuar,
– Lajmëroni rrjedhjet në kompani,
Si dhe çdo formë tjetër të keqpërdorimit

Ekipet kontrolluese të kompanisë kanë filluar inspektimin e lidhjeve të paautorizuara dhe të gjithë ata që identifikohen se janë duke keqpërdorë ujin, lënda e tyre të do të procedohet në Gjykatën Themelore, pasi që çdo kyçje ilegale sanksionohet me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Ju lutemi kursejeni ujin!

Për çdo informatë shtesë, ju lutem kontaktoni:
Mob: 044983071, Tel: 0280326980,
Kujdestaria inaktive : 044719813.

www.kru-hidromorava.com
info@kru-hidromorava.com

Ju faleminderit!