Deputetja e PDK’së: Ministria e Shëndetësisë shkeli dy nene të Kushtetutës
Ajo para objektit të Kushtetueses ka thënë se bashkë me një pjesë të deputetëve të partive tjera e të pavarur pretendojnë se janë shkelur dy nene të Kushtetutës së Kosovës.
Ajo tutje theksoi se para se të merret ky vendim ka qenë një aktvendim tjetër i marrë nga Gjykata Kushtetuese e cila kishte hedhur poshtë vendimin paraprak të qeverisë së Kosovës, me anë të së cilës kufizoj lëvizja e lirë. Ismaili theksoi se as ky vendim nuk e ka zmbrapsur qeverinë në detyrë që të vazhdoj me marrjen e vendimeve antikushteutese.
“Para saj ne kemi pasur një aktvendim të Gjykatës Kushtetuese dhe kryeministri në dorëheqje Albin Kurti ka vazhduar të mos e respektoj atë vendim dhe ka vendosur që këto shkelje që të ja delegoj ministrit të shëndetësisë e cili ka vazhduar më pas me këto vendime që ne pretendojmë që ka pasur shkelje. Për ne aktualisht është e rëndësishme që duke e luftuar bashkërisht pandeminë që bashkërisht të luftojmë dhe të mbrojmë parimet e shtetit tonë, parimet e demokracisë”, nënvizoi ajo, raporton IndeksOnline.
Ajo ka thënë se ka pasur numër të mjaftueshëm të deputetëve për të dërguar këtë lëndë në Gjykatën Kushtetuese.
Të hënë kanë hyrë në fuqi vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë, për kufizimin e lëvizjes për 90 minuta. Madje lëvizja e qytetarëve është bërë me numrin e parafundit të letërnjoftimit. Për këtë kanë publikuar edhe oraret se në çfarë kohe ata mund të lëvizin./Mediafokus.info/

