Vdes në Burgun e Dubravës Amir Veliu nga Gjilani
Në burgun e Dubravës ka vdekur i burgosuri Amir Veliu nga Gjilani, i cili pritej që të lirohej brenda javës me vendim të Presidentit.
Njoftimin e ka dhënë Mursel Zymberi, drejtor i Qendrës për P:unë Sociale në Gjilan.
Ai ka thënë se Amiri ishte klient i Organit të Kujdestarisë për një kohë të gjatë, ngase ishte fëmijë i adoptuar dhe që në moshën 12 vjeqare i vdesin edhe prindërit adoptues dhe pasi që nuk kishte kush të kujdesej për të, është kujdesur QPS-Organi i Kujdestarisë.
I ndjeri pas vete ka lënë një djalë të moshës 4 vjeç, i cili është nën kujdesin e Organit të Kujdestarisë në QPS Gjilan.
Zymberi ka thënë se lidhur me këtë rast, sot është thirrur nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
“Kërkova nga Ministrja Albulena Haxhiu që të hetohen të gjitha rrethanat e vdekjes së Amirit dhe ajo më premtoi se do të bëhen hetime të thella në këtë rast”, ka shkruar Zymberi.
Për këtë rast është njoftuar Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri i cili kërkoi që të organizohet ceremonia e vorrimit të të ndjerit në mënyrë të merituar./mediafokus.info