Deputetja e VV’së kundër faljes së gjobave për bizneset gjatë pandemisë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen dy herë gjatë kësaj jave. Të enjten do të jetë seanca e parë plenare, ndërsa të premten pritet të jetë interpelanca me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për faljen e gjobave bizneseve të prekura nga situata me pandeminë Covid-19.

Ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila është shprehur kundër faljes së gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19.

Ajo pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, tha se një gjë e tillë është bërë normë me Ligjin për Pandeminë, të cilin e ka mbështetur edhe vet inicuesi i kësaj kërkese, AAK-ja.