Derbi i Anamoravës përfundon pa fitues
Derbi më i madh lokal në rajon ndërmjet Dritës e Gjilanit, ka përfunduar pa fitues.
Arb Manaj e kaloi Dritën në epërsi në minutën e 35-të të ndeshjes, por në minutat shtesë të pjesës së parë, Armend Thaqi e ktheu në gol një penallti për Gjilanin.
Pas këtij barazimi, Drita ka 13 pikë, me dy ndeshje më pak të luajtura.
Ndërkaq, Gjilani mbetet i shtati m 9 pikë të tubuara pas tetë ndeshjeve.

