Gjilani kthehet me tri pikë të reja, ngjitet në vendin e tretë

Gjilani arkëtoi sot tri pikë të reja, me katër gola që i shënoi ndaj Dukagjinit, në kuadër të javës së 20-të të Ipko Superligës së Kosovës.

Me 40 pikë, sa ka pas kësaj ndeshje, Gjilani ngjitet në vendin e tretë, duke bërë diferencën me ekipet pasuese dhe duke u ofruar me tre pretendentët kryesorë për titull, Drita, Ballkani e Prishtina.

Një humbje e eventuale e Prishtinës, nga Ballkani, do të bënte që Gjilani të mbetet në këtë pozitë, por edhe fitorja e prishtinasve nuk e zbret Gjilanin më poshtë se në pozitëne katërt./mediafokus.info