Dërgohet pa shenja jetë në një klinikë private, familjarët thonë se përdori barna

Një burrë është dërguar pa shenja jete në një klinikë private në Dragash.

Sipas familjarëve, ai ka përdorur një sasi barnash.

“VDEKJE E DYSHUAR- Dragash 25.08.2024-20:50. Raportohet se viktima mashkull kosovar është sjell pa shenja jete në një klinikë private. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Sipas familjarëve viktima ka përdor një sasi të medikamenteve. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.”