Derisa nuk hapet Reparti, pediatri do të punojë në ambulancën përballë medresesë

Në Gjilan është përkohësisht reparti i pediatrisë, shkaku i infektimit të disa punëtorëve ë, por pediatri do të punojë në AMF “28 nëntori”, përballë Xhamisë së Medreses në Gjilan.

Kështu ka njoftuar Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës.

Ju njoftoj se për shkak të paraqitjes së rasteve me COVID-19 te disa mantelbardhë të Repartit të Pediatrisë, është anuluar përkohësisht puna në këtë repart.

Të gjitha shërbimet e këtij reparti, duhet t’i kryeni në Qendrat e Mjekësive Familjare, deri në një gjendje tjetër të tejkalimit të kësaj situate.

Lidhur me rifillimin e punës në këtë repart, do t’ju njoftojmë me kohë, ka shkruar Ismajli./mediafokus.info