Dëshmi të dhunës sistematike serbe mbi shqiptarët

Fadil Kajtazi

Më 5 maj 1930, priftërinjtë katolikë, Don Gjon Bisaku, Don Shtjefan Kurti, Don Luigj Gashi, të gjithë famullitarë në kishat e rrethit të Gjakovës dhe Prizrenit, i dërgojnë një Memorandum Lidhjes së Kombeve në Gjenevë, përkatësisht Erik Dramondit, sekretar gjeneral i kësaj Lidhje, ku përshkruajnë gjendjen e shqiptarëve të mbetur në Mbretërinë Jugosllave (MJ).

Memorandumi ka zgjuar interesim për Shërbimin Informativ të MJ, i cili përmes Urdhëresës Pov. Br. 11013, urdhëron sistemin e vet agjenturor në Tiranë që ta gjejë një kopje dhe t’ia dërgojë qendrës në Beograd.

Rezidenca e Shërbimit Informativ Ushtarak të MJ në Tiranë, e siguron Memorandumin të cilin e përkthen nga frëngjishtja dhe më 5 shtator 1930, përmes evidencës protokollare Pov.Br. 709, në tre kopje ia dërgon qendrës në Beograd.

Memorandumi i hartuar nga tre priftërinjtë katolikë, ka detale të llahtarshme të dhunës sistematike mbi shqiptarët, të shtetit jugosllav, të dominuar nga serbët dhe përfshinë: shpërnguljen e detyrueshme, dhunën me qëllim të asimilimit, grabitjen të pronës.

Sipas këtij Memorandumi, i cili përfshinë periudhën kohore 1920-1930, evidentohen këto të dhëna:

1. nga trojet etnike të mbetura në Jugosllavi janë detyruar të shpërngulën në Turqi 130 mijë, dhe në Shqipëri 10 mijë shqiptarë;
2. janë serbizuar 800 mijë deri në një milion, kryesisht shqiptarë të besimit islam
3. janë vrarë 12.371
4. janë burgosur 22.110
5. janë djegur dhe shkatërruar 6.050 shtëpi
6. janë grabitur 10.525 familje

Shifrat janë tregues faktik i dhunës sistematike që është ushtruar mbi shqiptarët, me qëllim përfundimtar, shfarosjen e tyre.

Serbia nuk ka hequr dorë kurrë nga ky qëllim, të cilin e ka përsëritur edhe në luftën e fundit.

Tabela e hartuar nga komisioni për informim i degës së LDK në Gjilan, paraqet me shifra krimet serbe mbi popullsinë shqiptare të Gjilanit, në vitet 1998/1999, kur janë vrarë 146 persona./MediaFokus/