Dështon edhe përpjepja e 49’të për konstituim të Kuvendit
Ka dështuar edhe për herën e 49-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, sërish hodhi në votim komisionin që po dështon të marrë përkrahjen nga partitë tjera e përmes të cilit Vetëvendosje synoi të bënte kryeparlamentare Albulena Haxhiun.
Në sallë ishin deputetë, prej të cilëve 50 votuan pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

