Për kaq milionë € u tëhollua Trusti në 5 muajt e parë të vitit 2022

Nga dy kuletat që i ka Trusti, njëra është prekur nga kriza ekonomike globale. Të ndikuara së fundmi nga lufta në Ukrainë, sivjet, investimeve të Fondit Pensional kosovar nëpër botë u ka humbur vlera për 4%. Kjo mund të ketë luhatje edhe më, varësisht nga tregjet financiare.

“Në vlerë financiare për këtë vit, rënia e vlerës së investimeve në fondin standard është rreth 90 milionë euro, por kjo ndryshon”, thotë Jeton Demi, zëdhënës i Trustit, njofton Klan Kosova.

Ky bilanc negativ është të fondi i grupmoshës 18-63.5 vjeç. Kurse te ai i personave afër pensionit, ka pak ngritje.

“Ky fond është i investuar në Kosovë, në letra me vlerë, dhe vazhdimisht ka lëvizje të vogla por pozitive. Deri në këtë datë, jemi rreth 1% ngritje”, shton Demi.

Sipas tij pensionerët e ardhshëm nuk do të përfitojnë më pak se sa kursimet.

Sipas tij pensionerët e ardhshëm nuk do të përfitojnë më pak se sa kursimet.

“Ata që e arrijnë në këtë moshë, 63.5 vjet, nuk preken nga luhatjet në tregjet financiare”.

Aktualisht, bilanci i Fondit të Kursimeve pensionale është 2.25 miliardë euro.