Nuk ka paga me rritje sivjet, Kushtetuesja e pezullon ligjin

Gjykata Kushtetuese, përmes një komunikatë për media, ka njoftuar se lidhur me kërkesën për masë të përkohshme, të bërë nga Avokati i Popullit, ka vendosur ta pezullo lgjin për paga.

Avokati i Popullit vedosi ta qojë në Kustetuese në momentn  fndt një ligj që ishte miratuar disa muaj më parë.

Gjykata, pa paragjykim ndaj meritave të kërkesës dhe të kushtetutshmërisë së Ligjit të kontestuar, në mbështetje të nenit 116.2 të Kushtetutës, të nenit 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullit 57 të Rregullores së punës, vendosi, me shumicë votash, që:

I. TË MIRATOJË masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 30 mars 2020, nga data e nxjerrjes së këtij vendimi;
II. TË PEZULLOJË MENJËHERË zbatimin në tërësi të Ligjit nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik, në kohëzgjatje të njëjtë, thuhet në komunikatën e Kushtetueses