Dështon për të 26-ën herë konstituimi i Kuvendit

Ka dështuar për të 26-ën herë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Kryesuesi i seancës Avni Dehari hodhi në votim Komisionin për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë që do të zgjidhte kryeparlamentarin, i cili dështoi të formohet për të 18-ën herë.

Nga 111 deputetë sa ishin prezentë, 53 ishin pro, një kundër dhe abstenim s’kishte.