Deti i Shëngjinit merr jetën edhe të një pushuesi kosovar
Pasditen e sotme një 34-vjeçar është mbytur në bregdetin e Shëngjinit. Raportohet se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:00.
Trupi i pajetë i të riut nga Kosova është pikasur nga pushuesit në plazh. Ai u transportua në spitalin e Lezhës me urgjencë, por nuk mbijetoi.
Ky nuk është rasti i parë i kësaj vere që përfundon në det./mediafokus.info