Devollët lënë pa paga punëtorët e Telekomit, sindikata fajëson edhe qeverinë

Sindikata e Telekomit ka paralajmëruar se nëse nuk zhbllokohen llogaritë e Telekomit, përveç protestave para Qeverisë, ata do të mbajnë edhe greva brenda dhe jashtë objekteve.

“Këshilli i Grevave kanë vendosë që të mos shkojnë më në protestë para Qeverisë, nëse shkohet me protestë do të ndryshojë kahje, nuk e di kah do të shkojmë. Nuk përjashtohen grevat brenda dhe jashtë objekteve, por nëse merren këta hapa nga sindikata nuk do të jetë mirë as për ata që na lënë pa paga, nuk do jetë mirë për askënd, as ministrisë e qeverisë”, ka thënë Lamih Balaj, shkruan express.

Balaj thotë se prokuroria duhet të hetojë të gjitha rastet në Telekom, ku sipas tij, edhe Qeveria e ka vështirësuar gjendjen me deklaratat se ndërmarrja po falimenton.

“Qeveria na ka sjellë në atë gjendje sa janë dalë kanë thënë se po falimenton Telekomi. Këtu duhet me u fut prokuroria, nëse ka prokurori, nuk duhet t’i besohet as qeverive që kanë qenë e as ministrave të kaluar. Duhet me hetu dhe të dihet pse thotë që po du me të falimentuar. Aq hajni të mëdha janë bë në Telekom, e dijmë që janë bë hajni aty, zbardhi”, tha ai.