Ka ndërruar jetë kompozitori Avni Mula

Ka ndërruar jetë kompozitori dhe baritoni i madh shqiptar, Avni Mula. Njoftimi është dhënë nga vajza e tij, Inva Mula, në profilin e saj në Facebook.

“Gjigandi jonë fluturoi në Valsin e Përjetësisë”, ka shkruar Inva, që në të vërtetë mban emrin e babait, lexuar së prapthi.

‘Për një përshendetje me dorë në zemër, homazhet kryen nesër, 30 tetor, ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, Tiranë’, ka nënvizuar Inva.

Avni Mula ishte një nga figurat më të rëndësishme të teatrit operistik shqiptar. Një kontribut të veçantë ka dhënë edhe në fushën e kompozicionit. Është e njohur kënga e tij “Valsi i lumturisë”.