Dhëndri i Trumpit dhe Grenelli arrijnë marrëveshje me qeverinë serbe, ndërtojnë hotel gjigand në ish Shtabin e ushtrisë në Beograd
Qeveria e Serbisë ka miratuar një kontratë me Jared Kushnerin për ndërtimin e një hoteli luksoz në vendin e ish-Shtabit të Përgjithshëm në Beograd, duke e futur kështu atë në biznes në një kohë kur vjehrri i tij, Donald Trump po përpiqet të kthehen në Shtëpinë e Bardhë, shkruan New York Times.
Siç u tha, Kushner po udhëheq projektin prej 500 milionë dollarësh në partneritet me Richard Grenellin, ish i dërguari i Trumpit për Serbinë dhe Kosovën, transmeton Ballkani.info.
Grenell propozoi që investitorët amerikanë të përpiqen të rivitalizojnë vendin e shkatërruar nga bombardimet e NATO-s në vitin 1999, raportoi NYT.
“Progresi ekonomik i Serbisë në dekadën e fundit ka qenë mbresëlënës. Ky projekt do ta ngrejë më tej Beogradin në nivelin e destinacionit më të mirë ndërkombëtar, për të cilin po shkon”, tha Kushner në një deklaratë në të cilën konfirmoi marrëveshjen, shkruan New York Times.

