Situatë alarmante në Maqedoni, ndërrojnë jetë 8 persona me koronavirus

Në Maqedoni, ndërrojnë jetë 8 persona me koronavirus. Ministria e Shëndetësie informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 196 raste të reja me COVID-19 nga 1213 testime sa janë kryer gjithsej.

Edhe atë, 90 në Shkup, 17 në Kumanovë, 5 në Shtip, 45 në Tetovë, 8 në Strugë, 1 në Veles, 4 në Manastir, 11 në Ohër, 8 në Gostivar dhe të tjera, shkruan express.

Sot Instituti për shëndete publik ka njoftuar se 11 persona janë shëruar ndërsa 8 persona kanë ndërruar jetë.

Në Maqedoni ka mbi 3800 raste me koronavirus dhe 179 të vdekur nga infeksioni që ky virus shkakton.