Dhëndri i vrau vajzën para syve

Nëna e Sabrina Bengaj ka treguar mes lotësh tmerrin e përjetuar kur ish-dhëndri Elton Metaj i vrau të bijën para syve.

Ajo u shpreh se vajza sapo ishte kthyer nga shtëpia dhe po hante bukë, kur 31-vjeçari ka hyrë në banesë me kallashnikov.

Ndërsa autori i krimit po terrorizonte familjarët e saj, Sabrina Bengaj i ka kërkuar ish-bashkëshortit që t’i lërë të qetë duke i thënë “s’ke punë me këta, por me mua”.

Në atë moment, kur viktima ka kthyer shpinën, Elton Begaj e ka qëlluar me armë duke e lënë të vdekur në vend.

Nëna e 23-vjeçares tregoi se kjo nuk është hera e parë që ish-dhëndri i kishte terrorizuar në banesë.

Ajo u shpreh se ia kishin frikën ish-dhëndrit dhe sa herë e bija kthehej nga puna, i dilte para për ta ruajtur nga ish-bashkëshorti, shkruan panorama.al

“Po vinte ora 22:20, vajza ishte në punë. Çdo natë kur ishte turni i dytë, ose dhe i pari unë dilja sepse e kisha frikën nga ai njeri i poshtër. Isha duke hekurosur, lash hekurin dhe dal në rrugë. Kur isha ulur tek karrigia, nga frika se ishte ai, se ka bërë terror në shtëpinë tonë edhe vitin e kaluar, kjo është hera e dytë që vinte në shtëpinë tonë. Vajzën e prita, erdhi brenda. Më tregoi se çfarë kishte bërë, u ul po hante bukë, ishte me bukë në gojë, ndërsa unë do vazhdoja punët sepse vet punoja, s’kisha kohë. Sa e pashë që po hapej dera, se po prisja djalin, nuk ishte këtu, kur hapi derën. Thashë mos do të jetë Eltoni, ishte me kallash. Vura kujën dhe me qetësinë time iu afrova e i thashë: Të lutem para 10 muajsh ishe në burg, të lutem pa të parë njeri merre armën dhe kthehu. Mos më bëj terror në shtëpi, sepse e ke bërë njëherë”. “Ku është ajo?” më tha mua. Vajzën tjetër e kisha në dhomën, nusen në dhomën tjetër. Del ajo ndërkohë dhe vajza më pyet se çfarë po ndodhte. Doli me pjatë në dorë, i vuri automatikun. Doli nusja nga dhoma dhe i tha, mos e godit atë se është shtatzënë. Aty po dilte vajza tjetër dhe i kërkova të largohej sepse mund të na vriste të gjithëve. Na kërkoi çunin. Aty vajza i tha hajde se nuk ke punë me këta por me mua. Na ktheu kurrizin çupa e goditi nëpër shkallë. (qan)”- tha e ëma e Sabrina Bengajt. (foto arkiv)