Një femër plagoset me armë zjarri, arrestohet një i dyshuar

Një person i dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë është arrestuar në Prizren, pas plagosjes me armë zjarri të një femre.

Raporti i policisë:

Prizren 18.07.2022-05:30.Raportohet se në spitalin rajonal ështe dërguar viktima femer kosovare, e cila dyshohet se ishte plagosur me armë zjarri. Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore. Lidhur me rastin është arrestuar nje mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.