“Dhënie ryshfeti” dhe “ushtrim ndikimi” – Prokuroria Speciale arreston një person
Sipas njoftimit, V.N. dyshohet për veprat penale “Dhënie e ryshfetit” dhe “Ushtrim i ndikimit”.
“Veprimet janë ndërmarrë pas grumbullimit të informatave dhe provave fillestare, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi. Rasti është duke u trajtuar në koordinim me Policinë e Kosovës. Institucionet mbeten të përkushtuara në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit”, thuhet në njoftimin e PSRK-së transmeton Klankosova.tv.
PSRK-ja nuk bën të ditur detaje tjera lidhur me rastin.

