Dheu i Bardhë, deri në 40 minuta shkojnë pritjet për të dalë nga Kosova
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat mbi gjendjen e vendkalimeve kufitare aktualisht.
Sipas njoftimit, pritjet më të gjata për dalje nga Kosova janë te pika kufitare Dheu i Bardhë, që shkojnë në rreth 40 minuta.
Ndërsa për të hyrë në Kosovë përmes së njëjtës pikë, pritjet zgjasin 5 minuta.
Në pikën kufitare të Merdarës, pritjet për hyrje në Kosovë variojnë nga 3 deri në 5 minuta, ndërsa për dalje deri në 15 minuta.
Më poshtë gjendja në të gjitha pikëkalimet kufitare.


