Dhitë zbresin në kryeqytet, ‘marshojnë’ mbrapa Teatrit
Një video në një faqe në Facebook e xhiruar një shofer i një makine, ka kapur një moment interesant në mes të Prishtinës.
Kolonave në rrugën mbrapa teatrit i janë shtuar edhe disa kafshë.
Për të mos mjaftuar komunikacioni i ngjeshur në atë pjesë të kryeqytetit, një tufë dhishë që po ecnin midis rrugës, u filmua e më pas u publikua në faqen “Prishtina ime”.
Të mbledhura bashkë, ato përshkojnë asfaltin, pa i penguar askush.

