Dhjami i patës, i shëndetshëm apo jo?

Diola Dosti – Nutriciste

Ky shkrim është bërë me kërkesë të zonjës së mrekullueshme Razije Musa, mami që mbi të gjitha ka punuar në pallatin mbretëror në Londër.

Përdorimi i dhjamit të patës në restorante në San Francisko, është rritur. Sipas shefave të kuzhinës, ka yndyrë të pasaturuar dhe ky komponim është shumë më afër vlerave të vajit të ullirit, sesa të gjalpit, përveç se jep dhe një shije shumë të mirë.

Por disa ekspertë tregojë se pavarësisht se dhjami i patës është i shëndetshëm, ai mbetet burim i yndyrave të ngopura. Kështu shprehet Dr. Freny Mody, drejtor i Kardiologjisë në Greater Los Angeles Veterans Affairs Healthcare System.

Franca është shteti që rrit patat për t’i përdorur mëlçinë dhe dhjamin e tyre, por ky është pikërisht paradoksi francez, pasi francezët janë popullatë elegante.

Ky paradoks ka bërë që hulumtuesit të shkojnë më tej dhe të llogarisin dhe veçoritë e tjera franceze, si porcionet e vogla ushqimore që përdorin ata dhe verën e kuqe.

Por ndërkohë në SHBA, dhjamin e patës e përdorin për të skuqur patatet apo edhe perimet, ashtu sikurse dhe gjalpin e lopës apo vajin e ullirit.

Sipas National Nutrient Database nga U.S. Department of Agriculture, yndyra e patës ka 62% yndyrë të pasaturuar dhe 33% yndyrë të saturuar.

Yndyra e saturuar rrit nivelit e kolesterolit në gjak dhe riskun për sëmundje zemre, sipas Dr. Karol Watson, nëndrejtor në UCLA Cholesterol and Lipid Management Center.

Dhe 33% yndyrë e saturuar e dhjamit të patës, nuk është niveli I ulët, ndërkohë që pula ka 30% yndyrë të saturuar, kurse derri – 39%.

Përkrahësit e përdorimit të dhjamit të patës për konsum, shprehen entuziastë për përmbajtjen e një niveli yndyror të quajtur acid oleic, të cilin vaji i ullirit e ka me shumicë.

Dhjami i patës ka vetëm 40 % acid oleic, kurse vaji i ullirit ka 71% acid olik, sipas një analize të vitit 2007, nga University of Wisconsin, të publikuar në The Journal of Food Quality.

Por fakti që ka acid oleic, nuk e bën të shëndetshëm për konsum ditor, pasi 1/3 e dhjamit të patës ka yndyrë të ngopur.

Sipas USDA, vaji i ullirit ka më pak se 14% yndyrë të ngopur, që do të thotë se kur jemi të yndyra e patës, nuk mund të jetë alternativë e përditshme.

Sipas Dr. Freny Mody, drejtor i Kardiologjisë në Greater Los Angeles Veterans Affairs Healthcare System, ne mund ta përdorim dhjamin e patës për konsum, në vend të gjalpit, por vetëm dy herë në vit./Mediafokus/