Dhunohet një grua në një shtëpi të pabanuar në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua, shtetase e Shqipërisë, ka raportuar se është dhunuar seksualisht nga një i dyshuar, poashtu shtetas i Shqipërisë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje në Pejë në një shtëpi të pabanuar.

Policia bën të ditur se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

Rasti është iniciuar si dhunim, ndërsa, i dyshuari është në kërkim.