Haradinaj i konfirmon familjes Abazi mbështetjen e institucioneve

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në familjen Abazi, ka konfirmuar seinstitucionet e vendit do t’i nqëndrojnë në krah ksaj familje, në përballimin e kësaj humbjeje.

“Për ngushëllime në familjen Abazi nga Livoçi i Gjilanit, për të ndarë me ta dhimbjen për humbjen tragjike të dy vëllëzërve, Shemsedin dhe Isa Abazi, nga tërmeti që goditi Shqipërinë. Institucionet e vendit do t’i qëndrojnë në krah familjes Abazi, në përballimin e kësaj humbjeje kaq të madhe. U qoftë i lehtë dheu i Kosovës, Shemsedin dhe Isa Abazi!”, ka shkruar Haradinaj në faqen e tij në Facebook.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka ndar 20 mijë euro për familjen Abazi./Mediafokus/