Arben Kadriu zgjedhet kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Gjilanit

Arben Kadriu është zgjedhur kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Në garën për të parin e kësaj Prokurorie, Kadriu ka mposhtur ish-zëvendës kryeprokurorin, Agron Uka.

“Për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Gjilan gara u zhvillua në mes të prokurorëve Arben Kadriu dhe Agron Uka, ku pas procesit të votimit Arben Kadriu është zgjedhur kryeprokuror i kësaj prokurorie me 6 vota për. Ndërsa kundër kandidati i tij mori 5 vota”, bëhet e ditur në kumtesën për media të Këshillit Prokurorial të Kosovës. /Mediafokus.info/