Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një personi për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, në tentativë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër të pandehurit me inicialet R.Z., për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist, në tentativë”, nga neni 136 paragrafi 2  lidhur me nenin 28 të KPRK-së.

Lajmi u bë i ditur përmes një kumtese për media nga ana e Prokurorisë Speciale të Kosovës./Mediafokus.info/