Dhunohet një vajzë e mitur në një motel në Kllokot
Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur, shkruan Mediafokus.info
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në një motel në komunën e Kllokotit.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Kllokot, 27.07.2021 – 01:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare (e mitur) në një motel. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

