I kërkoi favore qytetares për t’ia rregulluar dokumentet, arrestohet zyrtari i komunës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

Në raportin e policisë thuhet se sipas ankueses femër kosovare, i dyshuari, zyrtar i gjendjes civile në komunën e Obiliqit, në këmbim të rregullimit të dokumenteve të gjendjes civile, i njëjti i ka kërkuar favore viktimës.

Me urdhër të prokurorit janë zhvilluar masa të fshehta dhe i dyshuari është zënë në flagrancë së bashku me viktimën, ku dhe është arrestuar.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.