Dietologia: Temperaturat e larta kanë arritur, kujdes nivelin e lëngjeve në trup
Ajshe Ibrahimi
Nxehtësia e verës mund të çojë shpejt në dehidrim dhe kjo mund të shkaktojë shqetësime dhe probleme shëndetësore, prandaj ju këshillojmë të kujdeseni për nivelin e lëngjeve në trupin tuaj.
Uji është burimi kryesor për të qëndruar të hidratuar dhe të shëndetshëm në temperaturat e larta.
Rreth 20 për qind e lëngjeve vijnë nga ushqimet që hamë. Por, jo të gjitha ushqimet kontribuojnë në hidratim.
Disa nga ushqimet që konsumojmë gjatë ditës përmbajnë më shumë proteina, fibra dhe kripë, të cilat mund të shterojnë rezervat tuaja të lëngjeve.
Prandaj përveç pirjes së rekomanduar 6-8 gota ujë çdo ditë, mund të mbështeteni te disa ushqime për t’ju ndihmuar të merrni dhe të qëndroni të hidratuar siç duhet.
Shtesë e shkëlqyer për dietën tuaj verore janë: shalqini, pjepri, luleshtrydhet, mango, ananasi, grejfruti, kivi, pjeshket, mollat, tranguj, karrota, brokoli, spinaqi, kërpudhat, specat.