Digjet apartamenti, humb jetën nëna me 7 fëmijë 

Raportohet se një zjarr në një apartament banimi në Francë ka shkaktuar vdekjen e 7 fëmijëve dhe nënës së tyre.

Shtatë fëmijët të moshës nga 2 deri në 14 vjeç vdiqën së bashku me nënën e tyre pasi shtëpia e tyre, në Charly-sur-Marne në veri të vendit, mori flake, përcjell albinfo.ch.

Fëmijët, pesë vajza dhe dy djem dhe prindërit e tyre po flinin në katin e dytë të shtëpisë kur shpërtheu zjarri.