Digjet Covid qendra në Tetovë, dyshohet për shumë viktima
Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi, tha para mediave se dhimbja është shumë e madhe nga kjo që ndodhi në Tetovë.
“Dhimbja është shumë e madhe, cilado të jetë arsyeja e shpërthimit dhimbja është e madhe kjo që ndodhi sonte këtu”, theksoi Teuta Arifi, shkruan TetovaSot.
Dyshohet edhe për viktima, por ende nuk dihet diçka konkrete. Së shpejti priten informacione shtesë.
Është djegur tërësisht spitali modular i Covid Qendrës, derisa zjarri është ende aktiv në një pjesë.

