Digjet një veturë në Prishtinë, policia po e heton rastin
Një veturë është djegur dje në Prishtinë, raporton gazeta online Mediafokus.info.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur në raportin për 24 orët e fundit se po e heton rastin.
“Prishtinë, 21.11.2020 – 17:15. Ankuesi mashkull Kos. ka raportuar se pasi kishte parkuar veturën e tij në oborr kishte dëgjuar një krisme dhe pastaj ka vërejtur se vetura e tij ishte duke u djegur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor dhe ekipi i zjarrit. Ankuesi nuk dyshon në askënd pasi nuk kishte ndonjë problem të mundshëm. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raporton e policisë./Mediafokus.info/
(foto ilustruese)

