Paralajmërohet vala e tretë e Coronavirusit në Europë

Paralajmërohet vala e tretë e Coronavirusit në Europë. Kjo, sipas të dërguarit të OBSH për COVID në kontinentin më të vjetër, mund të ndodhë nëse qeveritë përsërisin ato që ai thotë se kanë qenë dështim në parandalimin e valës së dytë të infektimit.

“Ata humbën shansin për të ndërtuar infrastrukturën e nevojshme gjatë muajve të verës, pasi e kishin vënë nën kontroll valën e parë”, tha David Nabarro për një gazetë zvicerane, përcjell Reuters.

Ai theksoi se reagimi i Europës ishte i mangët në parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Tani kemi një valë të dytë. Nëse ata nuk ndërtojnë infrastrukturën e duhur, do të kemi valën e tretë në fillim të vitit të ardhshëm”, shtoi ai.