Dikush po paralajmëron se pandemia mund të na lë pa bukë nëse…

Republikani Faton Kurti po paralajmëron një rrezik tjetër nga pandemia.

Pasi që pandemia, sipas ekspertëve, mund të zgjasë me muaj të tërë, bujqit tanë duhet të fillojnë menjëherë me mbjelljen e grurit dhe misrit në çdo pëllëmbë toke të lirë në Kosovë, ka thënë ai.

Njëherësh, Kurti i kërkon qeverisë që t`i mbështes financiarisht fermerët, ndryshe mund të mbesin pa bukë muajve të ardhshëm.

Po nuk vepruam tani dhe pandemia zgjat, atëherë do të mbesim pa bukë, ose do të duhet të paguajmë 10 fish më shumë për një thes miell, nëse do të jemi me fat që të gjejmë grurë në tregun ndërkombëtar.

Kosova me tokën që ka, mund ta ushqejë edhe Shqipërinë, thotë ai./mediafokus.info