Dilemë: Plot kosovarë dynden drejt bregdetit shqiptar, plazhet atje duken bosh
Fundjava ka nisur me trafik pranë kryqëzimit të Fushë-Milotit, në drejtim të Lezhës, raportojnë mediat shqiptare, ndërkohë që nga bregdeti shqiptar vijnë pamje të plazheve gati bosh. Këtu ka një pikëpyetje, gjithsesi.
Fluksi i automjeteve është krijuar nga makinat të cilët vijnë nga veri-lindja e vendit me shtetas kosovarë që zgjedhin bregdetin tonë për të pushuar në këto ditë të nxehta.
E njëjta situatë vijon edhe përgjatë fundjavës, duke krijuar trafik të rënduar gjatë gjithë ditës.
Më i theksuar fluksi i makinave është në mëngjes dhe pasditeve, ndërsa nga policia janë shtuar patrullat me qëllim rregullimin e trafikut./abcnews.al/

