Diola: ‘Zemra po më dhemb’

Vdekja e Valentina Ibrahimit nga Ferizaj, e cila e ka humbur betejën me sëmundjen e leukemisë akute, e ka prekur shumë edhe dietologen shqiptare Diola Dosti.

‘Ferizaj ka ditë zie! Humbi profesorin Idriz Misini, ish kolegun tim dhe Valentina Ibrahimi, ish nxënësen time.

Një humbje e madhe për familjarët, shoqërinë dhe komunitetin.

Vlerësoni, respektoni dhe duani njerëzit sa janë gjallë .

Ngushëllime dhe Zoti ju dhëntë forcë familjarëve. Zemra po më dhemb!!’, ka shkruar dietologia e njohur shqiptare.

Valentina Ibrahimi ndërroi jetë në moshën 24 vjecare, derisa po trajtohej në Turqi, raporton Mediafokus.info.