Diplomati rus shpallet ‘non grata’ në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veritu e ka shpallur ‘non grata’ një diplomat rus.

Në pajtim me nenin 9 nga Konventa e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, MPJ vendosi të shpall një diplomat të Ambasadës së Federatës Ruse si person të padëshiruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, raporton tetovasot.com.

Në këtë drejtim, më 14 maj 2021, në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme është thirrur Ambasadori i Federatës Ruse, me ç’rast i është dorëzuar Notë me të cilën kërkohet që diplomati i apostrofuar të lëshojë territorin e Maqedonisë së Veriut në afat prej shtatë ditësh.