Disa gorilla infektohen me COVID-19 në SHBA

Disa gorilla në kopshtin zoologjik në Atlanta, kryeqyteti i shtetit Georgia në SHBA, janë infektuar me koronavirus.

Në një deklaratë nga Kopshti zoologjik në Atlanta thuhet se tek një tufë e gorillave janë vërejtur simptoma të tilla si kollë, rrjedhje hundësh dhe mungesë oreksi.

Mostrat e gojës, hundës dhe jashtëqitjes që u morën nga gorillat e species “Gorilla e ultësirave të Afrikës Perëndimore” u dërguan në laboratorin e Universitetit Georgia.

“Rezultatet e testeve dolën pozitive“, thuhet në deklaratën në të cilën shtohet se po priten rezultatet e mostrave të marra dhe ato të shputës të cilat janë dërguar edhe në Laboratorin Kombëtar të Shërbimeve Veterinare në rajonin Lowa.

Në deklaratë nuk jepet informacion lidhur me numrin e gorillave të prekura me COVID-19, ndërkohë që theksohet se ka filluar të merren mostra edhe nga gorillat e tjera në kopshtin zoologjik ku ndodhen 20 gorilla në 4 tufa.

Në shtypin amerikan thuhet se sëmundja ka prekur 13 gorilla.

Edhe në muajin janar me COVID-19 u diagnostikuan 2 gorilla në Kopshtin zoologjik në qytetin San Diego të Kalifornisë.