Disa metoda për detoksifikonin e mushkërive në mënyrë natyrale

Papastërtitë, zakonet e këqija ushqimore dhe mjedisi rreth nesh, janë shkaktarë kryesorë të problemeve me mushkëritë.

Rreth 65 milionë njerëz vuajnë nga sëmundjet kronike pulmonare, prandaj është e rëndësishme të kujdeseni çdo ditë për shëndetin e mushkërive.

Me pak përpjekje mund t’ja dilni nëse zbatoni siç duhet “detoksin e mushkërive”.

1. Konsumoni lëngje që pastrojnë organizmin.

Duhet të dini që ndryshimi i mushkërive nis nga 2 javë deri në 3 muaj pasi keni ndërruar regjimin.

Pas muajit të parë do të filloni të ndiheni shumë më të shëndetshëm, por për të arritur deri këtu, çfarë do t’ju ndihmonte?

Ujë i ngrohtë + mjalt

Ujë me limon

Çaj jeshil

Lëng karrote

Shafran + ginger

Banane + spinaq

2. Praktiko teorinë e kripës

Teoria e kripës nënkipton të bësh frymëmarrje të plota me grimca të vogla kripe. Quhet ‘halotherapy’ dhe është një alternativë e mirë për probleme si astma, bronkiti apo kolla.

E këshillueshme është kripa e Himalajeve.

3. Përdorni vaj rigoni

Për ta bërë edhe më funksionale bëni një miks të vajit të rigonit me vajin e bajameve.

Duhet të vendosni 1-2 pika poshtë gjuhës.

Përpiquni ta mbani për 3-5 minuta dhe më pas shpëlani gojën me ujë të freskët.

Për të parë efektet duhet ta përsërisni 3 herë në ditë për të paktën 1-4 javë.