Disa po e nënvlerësojnë rrezikun nga virusi, por Covid vrau edhe mjekun
Disa persona, jo pak, po e nënvlerësojnë rrezikun nga virusi dhe sikur po harrojnë se në Kosovë deri tash kanë vdekur 49 persona. Edhe në Shqipëri, gjendja nuk është aspak më e mirë.
Koronavirusi ka marrë një tjetër jetë në Shqipëri, e kësaj here viktimë ka mbetur një mjek hematolog.
Fjala është për doktor Arjan Prushin, i cili ndërroi jetë këtë të hënë në spitalin infektiv.
Mjeku ishte intubuar pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.
Lajmin për vdekjen e mjekut e ka dhënë kolegu i tij Bernard Progni, me anë të një postimi në rrjetin social.
