Disa prej fëmijëve në këtë foto të vjetër 63 vjet, tani janë figura të njohura kombëtare
Profesori në pension, Bilall Haliti nga Zhegra e Gjilanit, ka risjellë një foto të vjetër 63 vjet, nga koha e shkollës fillore në fshatin e tij, ku shihen shokë të klasës së shtatë, disa nga të cilët tani nuk janë në këtë jetë, meqë bëhet fjalë për persona mbi 75-vjeç.
Nxënësit e klasës VII shkolla fillore “Bashkimi“ (tash “Agim Ramadani“) në Zhegër, komuna e Gjilanit, viti shkollor 1961/62.
Emrat dhe mbiemrat e nxënësve dhe fshatrat prej nga vinin:
RENDI I PARË: dy të shtrirë (nga e djathta): Shabi Isufi (Zhegër), Shaban Sadriu (Zhegër).
RENDI I DYTË (nga e djathta): Avdulla Zymberi (Lladovë), Dom Ndue Gjergji (Stubëll e Epërme), Gjergj Zef Zefi (Stubëll e Epërme), Dom Lush Gjergji (Stubëll e Epërme), Gjergj (Xhelil) Nikolla (Stubëll e Epërme), Dr. Dom Gjergj Gjergji – Gashi (Stubëll e Epërme, tani i ndjerë), Bilall Haliti (Zhegër).
RENDI I TRETË NË KËMBË (nga e djathta): Orhan Shabani, kujdestar i klasës (Preshevë, tani i ndjerë), Skender Ajeti (Lladovë, tani i ndjerë), Mehmet Hajrullahu (Goden, tani i ndjerë), Nuhi Rexhepi (Llashticë, tani i ndjerë), Ejup Jakupi (Remnik, tani i ndjerë), Sebë Bekaj (Stubëll e Epërme), Ferid Neziri (Remnik), Rrahman Ajvazi (Zhegër, tani i ndjerë), Rufek Shabani (Zhegër). /Mediafokus.info

