Kur Agim Ramadani e mallkonte veten nëse e vrasin pa luftue

Kosova sot po e shënon 21-vjetorin e Betejeës së Kosharës, kur Agim Ramadani me shokë, e shkuli gurin ndarës të shqiptarëve.

Kjo është njëra nga Betejat më të lavdishme për çlirimin e Kosovës dhe për humbjet e mëdha ushtarake të forcave serbe kanë folur edhe eprorët e lartë të tyre.

Dy ditë pas Betejes së Kosharës, më 11 prill 1999, Agim Ramadani ra dëshmor për lirinë e shqiptarëve.

Ajo që e bën të veçantë këtë kryengritës të madh për të drejtat e shqiptarëve është fakti se ai e kishte mallkuar veten nëse e vrasin pa luftue, shkruan Mediafokus.info.

Strofën epike të mallkimit Agimi e la të shkruar dhe ajo që e bën edhe më të veçantë është se në të kishte përdorur elemente të dialektit gegë, përkatësisht diftongun UE.

Ja strofa epike e heroit, Agim Ramadani.

Mu shterrshin sytë nëse pushoj

Lirinë tënde më endërrue

Mallkue qoftë gjaku im

Nëse m’vrasin pa luftue

/Mediafokus.info/